Ky është i dyshuari që rrahu policin në qendrën e ndalimit, ishte arrestuar për sulm ndaj të dashurës

Ky është i dyshuari që rrahu policin në qendrën e ndalimit, ishte arrestuar për sulm ndaj të dashurës

13:17, 24/07/2022

Një zyrtar policor është sulmuar mbrëmë në qendrën e ndalimit në Gjilan nga një person i cili u arrestua dhe u ndalua për dhunë në familje. 29-vjeçarin, i cili u prangos gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, nën dyshimet se e sulmoi dhe e mbajti të mbyllur të dashurën e tij për tri ditë radhazi.

Siç kanë njoftuar burimet, i dyshuari Adil Shefkija, ka sulmuar fizikisht një polic brenda qendrës ku u dërgua pasi iu caktua masa e ndalimit policor. Përveç sulmit, ai po dyshohet se në vazhdimësi ka pasur sjellje agresive për çka u desh të intervenonte Policia.

Zyrtari policor që u sulmua ka marrë tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve, ndërkohë që ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Cili është rasti për të cilin u ndalua 29-vjeçari Adil Shefkija?

Sipas burimeve të Sinjalit nga Prokurori, ai po dyshohet se para disa ditësh, pas një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij 30-vjeçare dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë.

Ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tij në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, prej ku viktima arriti të largohej, me ndihmën e fqinjëve. Pas tmerrit që përjetoi nga i dashuri, ajo i njoftoi fqinjët përreth, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.

Zyrtarët policorë janë aktivizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin gjatë ditës së djeshme, teksa viktima është dërguar për ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit ai u dërgua në mbajtje për veprat penale ”dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”, por edhe aty shkaktoi problem, pasi sulmoi policin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco