Sulmi kibernetik në Shqipëri, hakerat publikojnë dokumente të institucioneve shtetërore

Sulmi kibernetik në Shqipëri, hakerat publikojnë dokumente të institucioneve shtetërore

13:13, 24/07/2022

Një grup i vetëquajtur Homeland Justice (Drejtësi për Atdheun) pretendon se ka qenë pas hakerimit të shërbimi elektronik, e-albania, në Shqipëri ditë më parë.

Për ta vërtetuar këtë, ky grup ka publikuar një folder brenda të cilit ka materiale të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar, transmeton EuroNews.

Justifikimi i sulmit të tyre shpjegohet nën parrullën: “Pse duhet qe të shpenzohen taksat tona për terroristët e Durrësit”, duke iu referuar ish-muxhahedinëve iranianë (MEK) që janë strehuar në Manzë të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se sulmi kibernetik është kryer nga një shtet, dhe sipas raportimeve, dyshimet janë për Rusinë ose Iranin.

Kreu i qeverisë theksoi se sulmi është i sofistikuar dhe në procesin e mbrojtjes e kundërsulmit është përfshirë edhe NATO-ja.
Prej disa ditësh, sistemet online në vend janë sulmuar nga hakerat. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco