Ferizaj, 25-vjeçarit i gjendet marihuanë

Ferizaj, 25-vjeçarit i gjendet marihuanë

12:39, 24/07/2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 03:20 të mëngjesit, ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi”, tek “Parku i Lirisë” në Ferizaj është një person i dyshimtë dhe se kishte zhurmë në atë pjesë.

Tutje thuhet se Policia ka dalë tek “Parku i Lirisë”, ku ka hasur në personin me inicialet L.M., i moshës 25-vjeçar, i cili ishte duke përdorur substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas PK-së, atij i janë gjetur tricigare të mbështjellura me marihuanë, një qese e mbështjellur me marihuanë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve dhe një mulli i vogël për bluarje.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i njëjti është liruar për procedurë të rregullt, për hetim nga Njësia e Hetimeve.

Ndërsa rasti është cilësuar “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco