Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë

09:41, 16/07/2022

Brenda 24 orëve të fundit në Prishtinë janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Njëri rast është mes burrit dhe gruas të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet të procedurë të rregullt.

Në polici ka raportuar edhe një grua e cila thotë se djali i saj në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar edhe një person tjetër që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia thotë se nuk raportohet për të lënduar, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco