Valentina Bunjaku-Rexhepi e VV-së: Qeveria Kurti është populiste

Valentina Bunjaku-Rexhepi e VV-së: Qeveria Kurti është populiste

08:52, 16/07/2022

Numër i madh i projektligjeve gjatë këtij sesioni të punës së Kuvendit janë bartura nga seanca në seancë, duke mos marrë kështu miratimin e të zgjedhurve të popullit.

Mungesa e deputetëve të pushtetit në seanca ka bërë që të dështojë miratimi i ligjeve me rëndësi, mirëpo në shumë raste edhe pse ishin prezentë deputetët e opozitës kanë pamundësuar votimin.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi theksoi se secili projektligj që shkon në Kuvendin e Kosovës dhe që nuk votohet është në dëm të qytetarëve.

Sipas saj, mosvotimi i projektligjeve është përgjegjësi e Qeverisë sepse e kanë shumicën në Kuvend.

Ajo kujton kohën kur VV-ja oshte në opozitë e nuk përkrahte iniciativat e partive të tjera në pushtet.

“Secili projektligj që vjen në Kuvendin e Kosovës dhe që nuk votohet normalisht që dëmtohet qytetarët e vendit. Por kjo është përgjegjësi e Qeverisë dhe mazhorancës sepse kanë mbi 58 deputet ku përgjegjësia është e tyre të sjellin projektligje dhe të votojnë. Ato projektligje t’i shërbejnë qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ajo për EO.

“Në kohën kur kemi qenë pozitë dhe VV në opozitë ka votuar gjithmonë kundër dhe nuk ka marrë pjesë në votime tani këta e kanë obligim dhe përgjegjësi edhe për këtë rast qytetarët kanë pasur kohë mjaftueshëm për të analizuar se a e kanë merituar një Qeveri populiste siç është Kurti 2”, tha Bunjaku-Rexhepi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco