Kryesuesi i radhës i OSBE-së ofron mbështetje për reformat zgjedhore në Kosovë

Kryesuesi i radhës i OSBE-së ofron mbështetje për reformat zgjedhore në Kosovë

19:12, 15/07/2022

Ministri i Jashtëm i Polonisë dhe njëkohësisht kryesuesi i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau, ka qëndruar për vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Rau është pritur në takim nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe kryeshefi i SKQZ-së, Burim Ahmetaj.

Kryesuesi i radhës i OSBE-së ishte i shoqëruar nga ambasadori i Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Wojciech Tycinski, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe të tjerë.

Fillimisht, kryetari i KQZ-së e falënderoi Raun për vizitën në KQZ dhe i uroi punë të mbarë me kryesimin e OSBE-së, transmeton Klankosova.tv

Po ashtu, ai falënderoi Misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme për KQZ-në në fuqizimin institucional.

Nga ana e tij, ministri Rau, në fjalën e tij, theksoi se: “Gjithmonë ka vend për përmirësimin e proceseve zgjedhore për të adresuar nevojat e reja, jo vetëm për të plotësuar ligjin, por edhe për t’i përshtatur praktikat politike. Kjo është përcaktuese për cilësinë e demokracisë”.

Gjithashtu, Rau theksoi rëndësinë e rekomandimeve të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme të OSBE-së për reformat zgjedhore në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco