Analisti në Maqedoninë e Veriut: E majta, anti-shqiptare në çdo marrëveshje! Rusia po shkakton trazira

16:46, 14/07/2022

Analisti Berat Azizi komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv propozimin francez për Maqedoninë e Veriut dhe debatet që vijojnë në parlamentin maqedonas. Azizi deklaroi se shumica e mbështet propozimin e Francës.

Se cilët janë skenarët e kësaj që po ndodh, analisti deklaroi se fillimisht do kalohet propozimi në qeveri dhe skenari i dytë do jetë beteja që do zhvillohet jashtë parlamentit.

Ai theksoi se trazirat janë të ndikuara nga qarqet ruse dhe asaj i interesojnë trazirat në Maqedoninë e Veriut.

Më tej, analisti u shpreh se një pjesë e opozitës është anti-shqiptare në të gjitha drejtimet dhe marrëveshjet që bën.

"Propozimi i BE është i qartë. Debati në parlament do vazhdojë dhe jam optimist se do kalojë me shumicë të thjeshtë votash.

Deputetët shqiptarë kanë deklaruar se do mbështesin propozimin francez, dhe partia maqedonase që është në qeveri.

Shumë shpejt besoj do mbahet mbledhja mes dy qeverive, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Do i hapë rrugë fazës së negociatave dhe këtu opozita maqedonase do ta humbë atë fuqinë për të kundërshtuar propozimin francez.

Por mund të ndodhin edhe trazira duke pasur ndryshime në rajon.

Simbolet e përdoruara nga Stalini, flasin për një mbështetje ruse nga elementë të caktuar, nuk them për të gjithë opozitën.

Një krah i opozitës, lëvizja, e majta, njihet me retorikën anti-shqiptare në të gjitha sferat e marrëveshjet që i bën.”-dekaroi Azizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco