Mori postin si kryetar i OEK-ut, Rafuna: Nuk është privilegj, por sfidë dhe përgjegjësi

Mori postin si kryetar i OEK-ut, Rafuna: Nuk është privilegj, por sfidë dhe përgjegjësi

16:29, 14/07/2022

Lulzim Rafuna është zgjedhur kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës.

Ish-kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës e ka uruar Rafunën për pozitën e re.

“Besoj se kryetari i ri do ta shtyjë përpara edhe do ta vendosë në nivele të tjera OEK-un. Ne e kemi përgatitur dokumentacionin bazë për punën katërvjeçare”.

Ndërsa kryetari i porsazgjedhur, Lulzim Rafuna, tha se detyrën e re e sheh më shumë si sfidë dhe përgjegjësi sesa privilegj.

“Po ndihem i nderuar që sot jam zgjedhur nga Kuvendi i OEK-ut. E shpreha edhe në fjalimin tim që nuk është privilegj për mua, por do të jetë sfidë dhe përgjegjësi. Kam informata që oda ka staf të mrekullueshëm dhe së bashku do të ndërmarrim veprime konkrete që ta zhvillojmë më tutje Odën Ekonomike”, tha ai, shkruan EO.

Rafuna tha se OEK, nën drejtimin e tij, synon të përkrahë bizneset dhe institutcionet e Kosovës.

“Do të ecim krahas kërkesave të bizneseve dhe të institucioneve të Kosovës. E pres edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj në të ardhmen. Çdo këshille dhe ide është e mirëseardhur”, iu drejtua ai ish-kryetarit Rukiqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco