Hysa: As për Kurtin e as Vucicin dialogu s'është prioritet, mund të ketë sërish krizë

Hysa: As për Kurtin e as Vucicin dialogu s'është prioritet, mund të ketë sërish krizë

19:31, 12/07/2022

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, për radio-televizionin malazez Gradski RTV tha se publiku kosovar është i habitur me qëndrimin e kryeministrit malazez Abazovic. 
Është e paqartë nëse deklarata e tij në Srebrenicë është një gafë apo diçka tjetër.

“Në çdo rast konfuzioni i madh është nëse në vendin ku u krye gjenocid i quani njerëzit që u vranë vetëm se ishin qenie njerëzore, e jo që ishin pjesë e një etnie që edhe ishte në të vërtetë edhe arsyeja e zhdukjes së tyre tragjike. Në të njëjtën kohë të thuash se ushtria ishte vetëm një instrument vrastar, prapa së cilës qëndron politika, mendoj se ka edhe një fjali të pathënë pasi kjo politikë ka mbiemër – kjo ishte politika e Beogradit e cila ka lënë gjurmë të krimeve të saj nga Srebrenica e në Kosovë” ka theksuar Hysa.

Ish-diplomati kosovar komentoi edhe pretendimet se lëvizjet e fundit të kryeministrit malazias Abazovic padyshim janë dëshmi se ai punon për interesat e presidentit serb Vucic, Hysa tha se i takon vet Abazovic që në të dëshmojë se në anën e kujt është.

“Ditët në vijim do të zbulojnë nëse ai do të tentojë që të ndryshojë bllokun politik për të mbijetuar në pushtet” tha Hysa.

Ish-ambasadorit kosovar Hysa iu kërkua të komentojë edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi ku ai nuk ishte aq optimist se do të ketë progres, përveç nëse presioni ndërkombëtar e mban kursin. 

Të dy liderët sipas Hysës nuk janë të interesuar për ndonjë marrëveshje.

“As njërit e as tjetri nuk e kishin në agjendën e prioriteteve. Mendoj se bëhet fjalë për presionin nga pala e tretë, në këtë rast Brukseli dhe Uashingtoni, që duan të kthejnë këtë proces të kontestuar dhe kursin politik ashtu që të parandalohen befasitë që do të mund të shfrytëzohen nga faktorë jo evropian siç është Rusia. Në këtë kontekst, të dyja palët e dinë se duhet të përcaktohen për thirrjen që dialogu duhet të vazhdojë. Dihet se Kosova synon të jetë anëtare e re e Këshillit të Evropës, e Beogradi këtë e interpreton si shkelje të marrëveshjes së Uashingtonit dhe tashmë po përgatitet për tërheqjen e njohjeve në botë. Nëse vjen deri tek kjo, kjo do të thotë se dialogu mes Prishtinës e Beogradit do të jetë përsëri në krizë” tha Hysa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco