E rëndë, mbytet një fëmijë në pishinë ndërkohë që babai po punonte ne oborr

E rëndë, mbytet një fëmijë në pishinë ndërkohë që babai po punonte ne oborr

17:28, 12/07/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi.

Një fëmijë 3-vjeçar me origjinë shqiptare është mbytur në pishinë, teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë.

Sipas medieve lokale, fëmija po luante në oborr, ndërsa i ati po punonte.

Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda, kur në rrethana ende të paqarta fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, e për pasojë ra në pishinë.

Athens.gr shkruan se vogëlushi u nxor nga pishina pa puls dhe se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 3-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco