FSK-së i shtohen 17 oficerë të rinj (VIDEO)

FSK-së i shtohen 17 oficerë të rinj (VIDEO)

20:38, 01/07/2022

Pas 4 vitesh përgatitje e mësime sot diplomuan 17 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari”.

Ata gjatë kësaj periudhe kohore, mësime morën në Qendrën për Studime Universitare “Wesley Clark” të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së.

I pranishëm për ta përcjellë ceremoninë ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, që u shpreh krenarë për kuadrot e reja, derisa tha se synim mbetet anëtarësimi në NATO.

Ndërkohë kadet i dalluar i kësaj gjenerate u shpall Korab Seferi.

Ai tha se për të ardhur këtu ku janë sot kaluan shumë sfida dhe mësuan se limitet fizike e psikike tejkalohen më lehtë se që mendohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco