Kurti i kërkoi ambasadores së Luksemburgut të mos e takojë opozitën

Kurti i kërkoi ambasadores së Luksemburgut të mos e takojë opozitën

07:46, 24/06/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, që gjatë këtyre ditëve mos të takojë opozitën në Kosovë.

Ai këtë e ka bërë si kërkesë pasi siç ka thënë ai janë pritje të rritjes së pagës minimale.

“E di që Luksemburgu ka pagën minimale më të lartë në Bashkimin Evropian. Jemi në prag të rritjes së pagës minimale në Kosovë. Prandaj, në ditët dhe javët në vijim, ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në pritjen e organizuar për Ditëlindjen Zyrtare të Dukës së Madh, Ditën Kombëtare të Luksemburgut, shkruan teve1.info.

Sipas komunikatës së Qeverisë Kurti ka falënderuar këtë shtet veçanërisht për kontributin e dhënë në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen për udhëtim pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen për perspektivën tonë për integrim evropian.

Kryeministri ritheksoi vullnetin e qeverisë për të forcuar më tej lidhjet dhe për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm me Luksemburgun.

“Ne mbetemi të përkushtuar dhe po punojmë vazhdimisht së bashku për të mbajtur të forta lidhjet tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve tanë, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco