‘Me gjasë burdushit iu djegën sehiret’: Koha kur ministri Murati bënte hajgare me rritjen e importeve nga Serbia

‘Me gjasë burdushit iu djegën sehiret’: Koha kur ministri Murati bënte hajgare me rritjen e importeve nga Serbia

09:19, 18/06/2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një postim në Facebook më 22 nëntor 2018 ka shkruar se si Kosova po thyen rekorde vit pas viti në importin e produkteve serbe.

Nuk ka dyshim se sot zoti Murati e ka të vështirë ta rilexojë këtë postim të tij në llogarinë e tij në Facebook në kohën kur Kosova ka thyer çdo rekord të importeve nga Serbia.

“Me gjasë burdushit iu djegën sehiret.
Se ska qysh me u spjegu ndryshe fakti që përnjëherë të gjithë po deklarohen kundër produkteve serbe, a knej deri dje importi nga Serbia ka thy rekord secilin vit.

Dikush i ka hangër qato pllazma”, shkruante ministri Murati në 2018.

Fakti që sot Hekuran Murati mban postin e ministrit të Financave, e bën edhe më të rëndë barrën e përgjegjësisë që rëndon mbi këtë shkrim të tij në atë botë, marrë parasysh rritjen prej 76% të importeve nga shteti serb gjatë vitit 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco