Si do të faturohen qytetarët pas vendimit të Supremes?

Si do të faturohen qytetarët pas vendimit të Supremes?

23:15, 17/06/2022

KESCO bën të ditur se pas vendimit të Gjykatës Supreme do të vazhdojë t’i faturojë qytetarët me tarifa të shtrenjta, sipas vendimit të ZRRE-së, që e mori më 8 shkurt

Pas vendimit të Gjykatës Themelore për pezullimin e tarifave të rrymës, qytetarët për dy muaj nuk ishin saktë të informuar se sa do të paguanin.

Por kjo nuk do të ndodhë edhe në muajin e tretë, pasi që Gjykata Supreme vendosi në favor të ZRRE-së, duke rrëzuar vendimet e Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit.

E se këtë muaj do të përdoren tarifat e shtrenjta, e konfirmuan edhe nga KESCO.

Këtë lajm qytetarët e morën menjëherë dhe thonë se çdo vendim gjykate duhet të respektohet.

Edhe pse kjo ka rënduar fort xhepin e tyre.

Këtë çështje nga afër e përcolli vazhdimisht edhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala.

Ai thotë se ky vendim është shumë i padrejtë.

Ndryshe nga Shala, që nuk e komentoi vendimin e Gjykatës Supreme, veproi partia e tij. Nëpërmjet një konference me gazetarë, zyrtarë të PDK-së thanë se rastin do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco