Mes kundërshtimeve Komisioni për legjislacion miraton Projektligjin për KPK-në

Mes kundërshtimeve Komisioni për legjislacion miraton Projektligjin për KPK-në

13:19, 24/05/2024

Edhe pse u kundërshtuar nga deputetët e opozitës, Komisionit për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryetari Komisionit, deputeti i pushtetit Adnan Rrustemi, ka thënë që në këtë projektligj është punuar me objektivitet maksimal dhe me diskutim të hapur me secilin që ndërlidhet me ketë gjë.

“E kemi përvetësuar modelin e zgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese në Komision të posaçëm që përben Kuvendi me përbërje të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura që do të kenë përgjegjësinë e selektimit të përzgjedhjes së rekomandimit të seancës së anëtarëve jo prokurorë. E kemi trajtuar me objektivitet maksimal dhe me diskutim të hapur me secilin që ndërlidhet me ketë gjë. Mund të këtë dallime krejtësisht në nuanca mbi modelin e rregullimit por që përpjekja ka qenë e sinqertë për të sjellë një raport me amandamente”, ka thënë Rrustemi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ishte kundër që të votohet ky Projektligj. Sipas tij, ai ka shumë hapësirë të cenimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
“Vijmë në situatën që ka një ndërrim drastik sidomos të përbërjes. Qeveria ka propozuar 19 anëtarë të Këshillit Prokurorial. Ju i keni reduktu në 7 që i bjen ndryshim drastik i Qeverisë. Nga ana tjetër unë nuk po them që keni bërë punë të madhe, ndoshta ju keni punu, keni hargju energji, keni punuar po e shoh që unë kam dilemat e mia në çoftë se  janë adresuar sidomos rekomandimet e komisionit të  Venecias. Unë mendoj që ka shumë hapësirë të cenimit të rekomandimeve të komisionit të Venecias. Dhe unë nuk mund të jap votën për këtë. Unë do të votojë kundër”, është shprehur Selmanaj.

Për këtë i është kundërpërgjigjur Rrustemi. 

“Mbi bazën e numrit të prokurorëve që ka Kosova, numri prej 19 anëtareve është shumë i lartë, rrjedhimisht përmes grupit punës si Kuvend si Komision në raport me komisionin e Venecias jemi kthyer tek  numri 7”, ka thënë Rrustemi.

Edhe deputeti i AAK Besnik Tahiri ishte kundër votimit të këtij Projektligji.

“Konstatim im i parë si Kuvend edhe në këtë rast si Qeveri ne kemi humbur një kohë goxha të gjatë kur është dhënë opinioni i komisionit të Venecias në raport me shkeljet, defektet që ky Ligj  i ka paraparë çështje që duhet me u rregullu. Kemi humb shumë kohë që është parë shumë hapur rritja e numrit me 8 prokurë të cilët nuk janë pjesë e prokurorisë. Ka qenë një tendencë serioze e një politizimi të pavarur kushtetues. Le që nuk po kërkohet me i shtu 8 prokurorë  që s’janë prokurorë anëtarë të prokurorisë po numri përgjithshëm prej 19 po bie në 7 për mu është një pikëpyetje e madhe pse po ndodh. Me këto probleme nuk mund ta votoj. Edhe vlerësimin është i vonuar”, ka thënë Tahiri.

Edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka theksuar se nuk e përkrah këtë Projektligj dhe si PDK do ta shohin se a ka elemente për ta dërguar prapë në Gjykatën  Kushtetuese.

“Komisioni i Venecias ka parë diçka, rekomandime komente disa ka mundur, ke thënë që kanë mundur me  qëllim të mirë por nuk u pa që ka qenë se po do me një formë me pas nën kontroll Këshillin Prokurial. Njëherë me rrit numrin pastaj me zvoglu numrin. Ti kemi 3 prokurorë e 3 jo prokurorë nuk i bën nder Këshillit se na po flasim për prokurorë të të gjitha niveleve. Nuk është e harmonizuar mirë. Si PDK në këtë fazë nuk e përkrahim këtë Ligj. Do ta shohim a ka elemente me dërgu prap në Gjykatën Kushtetuese. Do ta analizojmë në kuadër të subjektit politik, nuk do ta përkrahim as në Komision as në seancë plenare”, është shprehur Beqa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco