Kurti për “Semafor”: Ekziston një frikë e ankth në Evropë e Kosovë nga kthimi i mundshëm i Trump

Kurti për “Semafor”: Ekziston një frikë e ankth në Evropë e Kosovë nga kthimi i mundshëm i Trump

12:56, 24/05/2024

Kryeministri i vendit , Albin Kurti, në një intervistë për “Semafor”, gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se ka një rritje të stresit dhe frikës te liderët evropianë kur flitet për një rikthim potencial të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kurti ka thënë se përkrahja afatgjate e SHBA-së për Kosovën s’ka gjasa që të ndryshojë, por që me kthimin potencial të Trump është një frikë në gjithë kontinentin dhe Kosova s’bën dallim.

“Duke folur në margjinat e një ngjarjeje në institutin ODI për çështjet globale në Londër, Kurti tha se mbështetja afatgjatë e SHBA-së për Kosovën nuk ka gjasa të ndryshojë, por “me kthimin e Presidentit Trump… ka njëfarë stresi dhe ankthi në të gjithë kontinentin dhe Kosova nuk është ndryshe.” – ka thënë ai, raporton Semfaor.

“Çështja, vazhdoi ai, nuk ishte se “diçka e keqe mund të ndodhë”, por më tepër “ankthi për diçka të panjohur”. E thënë thjesht: “Çfarë do të bëjnë ata [Shtetet e Bashkuara] dhe si do të mendojnë, dhe se si një urgjencë e caktuar mund të rrëmbejë të gjithë agjendën, kjo është ajo për të cilën njerëzit shqetësohen më shumë””.

Kurti gjithashtu ka deklaruar se raporti jo i mirë me Richard Grenell mund të jetë një sfidë, nëse Grenell do të marrë ndonjë pozitë në një Administratë të re Trump.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco