Klinaku: Kurti mos të mendojë që na shtrinë për toke

Klinaku: Kurti mos të mendojë që na shtrinë për toke

10:24, 16/06/2022

Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur sërish para protestuesve ku ka bërë thirrje që të mos e provokojnë situatën.

Klinaku ka thënë se me miratimin e Ligjit për pagën minimale, deputetët vepruan kundërligjshëm.

“Ata vepruan kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ligji bazik është ai që lidhë veteranët me pagën minimale”, ka thënë Klinaku.

Klinaku e ka quajtur kryeministrin Kurti, kokëfortë.

“Edhe pse ka kohë qe kemi paralajmëruar se do ta kundërshtojmë këtë, kryeneçësia e këtij kryeministri që është dashur ta presim një muaj, e për takimin e dytë pritëm 8 muaj takim që mbeti në gjysmë, na detyroi të jemi këtu. Ai mendon se duke mos bashkëpunuar me ne si dhe me sindikatat, mendon se do të na shtrij për toke”, tha Klinaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco