Një mjet shpërthyes është dëgjuar prapa objektit të Kuvendit
Mjeti shpërthyes dyshohet të jetë shok bombë e hedhur nga protestuesit.
Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar nga ky incident.
Lidhur me rastin SYRI ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, derisa të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.
Ndërkohë, në protestë janë duke marrë pjesë qindra veteranë nga vende të ndryshme të vendit.
Kjo protestë e veteranëve vjen si pasojë që Kuvendi i Kosovës e ka kaluar Projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro. Me anë të kësaj proteste ata po shprehen kundër, lidhur me aprovimin në parim të Projektligjit për rritjen e pagës minimale ku nuk përfshihen pensionet e veteranëve.
© SYRI.net