Dardan Molliqaj del në protestë, mund të arrestohet

Dardan Molliqaj del në protestë, mund të arrestohet

10:14, 16/06/2022

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i është bashkuar protestës së veteranëve që po kundërshtojnë mospërfshirjen e tyre në projektligjin e pagës minimale.

Dje është lëshuar urdhër-arrest kundër Dardan Molliqajt  meqë ai dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nisë gjykimi në rastin ku të njëjtit ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019. Ndaj Molliqajt dhe Sahitit, gjykata ka lëshuar urdhër-arrest.

 

Për të shprehur kundërshtinë e tyre, shumë veteranë nga disa anë të Kosovës kanë ardhur në kryeqytet.

Partitë opozitare nuk dhanë votë për miratimin e këtij projektligji dy ditë më parë kur deputetët e pozitës e kaluan këtë projektligj. Për më tepër, ata dolën në pëkrahje të protestës. PDK dhe AAK u treguan më të ashpra në akuzat e tyre drejt Qeverisë Kurti, duke thënë se po e lënë jashtë kategorinë më të ndjeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco