Eksperti i sigurisë, zbulon të vërtetën e alarmeve për bomba nëpër Kosovë

Eksperti i sigurisë, zbulon të vërtetën e alarmeve për bomba nëpër Kosovë

10:03, 16/06/2022

Procesi mësimor nëpër disa shkolla është ndërprerë sot në mëngjes për shkak të mesazheve anonime kërcënuese për bomba, raporton Syri.net Kosova.

Katër komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, si dhe disa shkolla në rajonin e Gjilanit, Lipjan, Fushë-Kosovë, Novobërdë, Kamenicë e Ranillug, ishin adresë e disa email-ave kërcënues për vendosje të bombave.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Bane Radoviq, i cili ka  deklaruar se email-a për bomba kanë ardhur pothuajse në të gjitha shkollat në veri.

Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është duke i evakuuar nxënësit dhe punonjësit.

“Po, kanë ardhur e-maila për kërcënime me bomba pothuajse për të gjithë shkollat në veri të Kosovës. Policia e Kosovës është duke i evakuuar nxënësit dhe punonjësit dhe po i siguron vendet. Deri në ardhjen e ekipeve të deminimit nga Prishtina dhe KFOR-i”, ka deklaruar Radoviq.

Për këtë alarm është deklaruar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes).Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka deklauar Hashani.

Por sa janë të rastësishme këto kërcënime për bomba, pikërisht kur në kryeqendrën e Kosovës po mbahen dy protesta para Kuvendit?

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për Syri.net Kosova, thotë se vazhdimi i alarmeve për bombë në Kosovë, si fillim në kryeqytetet e tashmë të shpërnndara edhe në komunat jashtë Prishtinës i bën interesant sipas tij dy fakte.

“Vazhdimi i alarmeve për bomb në Kosovë është në vazhden e alarmeve që kemi hasur këto muaj që gjithësej nese llogariten janë 9 alarme të cilat kryesisht kishtin cak stacionin e autobusave, shkolle fillore në kryeqytet si dhe 2 here rektoratin dhe tani me alarme të tilla janë të shpërndara edhe në komunat jasht Prishtines që  ben tejet interesant për faktin :

1. Po orinetohet tani me qëllim në komuna ku jetojnë komuniteti Serb dhe kjo po jep një mesazh që mund të intepretohet në forma të ndryshme dhe për të cilat organet e sigurise besojë që padyshim kanë marrë në konsiderat çdo mundësi që mund të paraqitet nga keto alarme.

2. Është kocidencë apo ka qëllim këto alarme sot ku dihet që në shesh kemi të paralajmruar dy protesta të ndryshme të marrin vemendjen e institucioneve të sigurisë ku dihet që në këtë protest si mase preventive kemi edhe njësitë speciale që janë të kualifikuar për të menaxhuar me turma por që në anen tjeter keto alarme janë edhe në fushen e domentit të tyre , pra nga ky fakt lind një pyetje a ka qëllim dikush që ti ndaj orinetimin nga protesta të njësive dhe kështu të mund  të infiltrohet në protesta sot individ apo struktura të caktuara”, shprehet Shala.

Shala tutje ka bërë thirrje që strukturat e sigurisë të monitorojnë çdo person/ grup të dyshuar që mund potencialisht me cenu sigurinë nacionale të vendit.

Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes emailit.

Po ashtu, në disa raste, ka pasur paralajmërime për bombë edhe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Por që të gjitha kanë rezultuar alarme false./Syri.net Kosova

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco