Kërcënimi për bombë në Fushë Kosovë, alarm i rremë

Kërcënimi për bombë në Fushë Kosovë, alarm i rremë

09:52, 16/06/2022

Mëngjesin e sotëm në shkollën “Daut Bogujevci”, në Fushë Kosovë është marrë një kërcënim për bombë.

Zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, ka konfirmuar se e kanë marrë informatën për kërcënim të bombës por që ka rezultuar të jetë alarm i rremë.

“E kemi marrë vetëm një informatë nga Policia e Kosovës për një kërcënim për bombë. Por policia ka dalë në vendin e ngjarjes mirëpo ka rezultuar që të jetë një alarm i rremë”, ka thënë Topalli.

Kërcënime për bombë kanë marrë edhe disa shkolla në veri të vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco