Çfarë po ndodh? Kosova zgjohet me shumë alarme për bomba (Pamje)

Çfarë po ndodh? Kosova zgjohet me shumë alarme për bomba (Pamje)

09:37, 16/06/2022

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në shumë vende të Kosovës pati alarme për bombë. Pikërisht sot kur po mbahet protesta e veteranëve të UÇK-së kundër projektligjit për pagën minimale, shkruan syri.net Kosova.

Vazhdimisht vendi është duke u përballur me alarme bombe të rrejshme. Sot alarme për bombë pati në Gjilan, Lipjan, Graçanicë, Novobërdë, Kamenicë e Ranillug.

Image

Novobërdë, Kamenicë e Ranillug

Alarmi është dërguar në adresë të shkollave në Novobërdë, Kamenicë e Ranillug, përmes emailit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani.

Alarm për bomba ka pasur edhe në shkollat në veri të vendit. Siç raporton syri.net Kosova, mësimi në ato shkolla është ndërprerë.

Në të gjitha shkollat e veriut ka mbërritur një e-mail se janë vendosur bomba, policia ka reaguar dhe ka evakuuar punonjësit dhe nxënësit tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Branislav Radoviq.

Kërcënimet për vendosje të për vendosje të bombave kanë arritur mëngjesin e sotëm në shkollat fillore në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Graçanicë, Gushtericë e Poshtme dhe Sushicë.

Nxënësit e këtyre shkollave fillore sot në mëngjes janë liruar në shtëpi, ndërsa mësimet do të organizohen online gjatë ditës.

E-maili është i shkruar në gjuhën serbe dhe në alfabetin cirilik.

Në e-mail kërcënohet Serbia, presidenti i këtij vendi fqinj dhe qeveria serbe.

“Një mjet shpërthyes është i vendosur në një shkollë. Unë nuk do të fshihem. Do të duhen vrasje. Ne do të vrasim”, shkruan ndër të tjera në këtë e-mail.

“Ne do të shkatërrojmë. Na vjen sinqerisht keq që do të vuajnë të pafajshmit. Nuk ka rrugë tjetër. Ne do të rrëzojmë qeverinë e Serbisë. Sytë tanë janë te presidenti i Serbisë dhe rrethi i tij, sytë tanë janë te presidenti i Serbisë dhe rrethi i tij, do t’i vrasim të gjithë”, shkruan më tej në këtë e-mail, të dërguar nga një adresë me emrin “dafodill”.

Kërcenime për vendosje të bombave ka pasur sot në mëngjes edhe në Ranillug, Novobërdë, Kamenicë, Kllokot dhe Lipjan.

Image

larmi për bombë në Lipjan

Raportim për alarm të bombës pati në veri të vendit, në Gjilan e tani edhe në Lipjan.

Policë të shumtë janë duke qëndruar para objektit të një prej shkollave në Lipjan, në të cilën është pranuar informata për alarm për bombë.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje lidhur me rastin, por raportime të ngjashme ka patur thuajse vazhdimisht muajt e kaluar.

Raportimet për bomba ishin të fokusuara në Prishtinë.

Ngjashëm situata ka qenë së fundi edhe në Serbi, ku vazhdimisht ka patur alarme për bomba, në shkolla, stacione e vende të tjera.

Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes emailit.

ImageImageImage

Kërcënime për bombë në Graçanicë

Kërcënime për bombë ka pranuar edhe shkolla “Kralj Milutin” në Graçanicë. Mediumi serb “RTV Kim”, shkruan se mesazhin kërcënues e ka parë rreth orës shtatë të mëngjesit drejtori i shkollës, Vladimir Milkiq.

Ai ka shtuar se rastin e kanë denoncuar në polici teksa mësimet për nxënësit e shkollës fillore “Kralj Milutin” do të organizohen sot online.

Në shkollë kanë mbërritur pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Graçanica, ndërsa priten edhe njësitë speciale nga Prishtina.

Në këtë objekt shkollor, përveç nxënësve të shkollave fillore, mësimin e ndjekin edhe nxënës të Shkollës së Trafikut dhe Parashkollor.

Raportohet se mesazhet kanë mbërritur edhe në shkollat ​​e Lapllasellës dhe Çagllavicës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco