Tre laborantë në QMF në Vushtrri i shkruan rezultatet e analizave siç donin vet

Tre laborantë në QMF në Vushtrri i shkruan rezultatet e analizave siç donin vet

09:34, 16/06/2022

Tre laborantë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Mbi të njëjtit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se kanë shkruar rezultatet e analizave siç kanë dashur vetë.

“Gjatë inspektimit janë konfiskuar libra të protokollit dhe raporte mjekësore për të cilat dyshohet se laboranti V.T., (viti i lindjes 1959, mashkull kosovar) në bashkë-kryerje me kryeteknikun e këtij laboratori S.B., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) kanë shënuar vlera pa i ekzaminuar fare sipas procedurës mjekësore (centrifugim dhe ekzaminim mikroskopik) dhe duke i paraqitur ashtu si kanë dashur në raportet mjekësore të pacienteve, duke filluar nga data 01.04.2022 e deri me datën 31.05.2022”.

“Kështu, bazuar në dëshmitë e siguruara përmes masave të fshehta dhe dëshmive të konfiskuara në laboratorin e në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri është siguruar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit: B.B., shef i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri, S.B., Kryeteknik i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri dhe V.T. Laborant i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri, kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Tre të dyshuarit, janë shoqëruar për tu intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës dhe në konsultë me Prokurorin kompetent të rastit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë ndaluar për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco