Dita 'P' në Kosovë

Dita 'P' në Kosovë

09:31, 16/06/2022

Dita e sotme në Kosovë do të shoqërohet me dy protesta. Të dyja me kauza të ndryshme, por që në thelb kanë të përbashkët aspektin ekonomik.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protestojnë kundër projektligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë edhe kjo kategori e luftës.

Policia e Kosovës ka marrë masa dhe ka vendosur kordonin në hyrje të ndërtesës së Kuvendit të Kosoves. Kjo, për shkak të eskalimit të mundshëm të protestës, shkruan Syri.net

E Kuvendi i Kosovës ka në rend dite edhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për Fondet Pensionale të Kosovës që parasheh lejimin e tërheqjes së deri në 30 për qind të kursimeve pensionale nga ana e qytetarëve.

Ndërkohë që ky Projektligj do të shqyrtohet në Kuvend, Sindikata e Re e KEK-ut ka organizuar sot protestë, me kërkesën për votimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Kësaj proteste është paralajmëruar se do t`i bashkohen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco