Debati për “Sunny Hill”, radha e Përparim Ramës për sqarime

Debati për “Sunny Hill”, radha e Përparim Ramës për sqarime

08:14, 16/06/2022
Zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë ka ngjallur një debat të madh në Prishtinë. Çështja e shfrytëzimit të një prone të komunës së Prishtinës duket se u bë mollë sherri. Komuna e Prishtinës ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për neglizhencë por kjo e fundit ka hedhur akuza se Komuna nuk ka dorëzuar dokumente dhe informacione shtesë në kohë.

Për të sqaruar më tej këtë çështje, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar një konferencë për media që është planifikuar të mbahet sot në ora 11:30 në objektin e vjetër të Komunës.

“Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për media, me ç’rast kryetari Rama do t’ju informojë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë”, u tha në njoftimin e shkurtër të Komunës së Prishtinës drejtuar gazetarëve.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, deklaroi për KosovaPress se nuk janë ndërprerë kontaktet me organizatorët e festivalit “Sunny Hill” dhe se janë të gatshëm që të diskutohet edhe më tej shfrytëzimi i tokës ku është paraparë mbajtja e festivalit nga 4 deri më 7 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco