Basha: Fajin për anulimin e festivalit e ka Dukagjin Lipa, s'lidhet dashnia për vendin me pare e toka

Basha: Fajin për anulimin e festivalit e ka Dukagjin Lipa, s'lidhet dashnia për vendin me pare e toka

23:33, 15/06/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e ka lënë fajtor Dukagjin Lipën, për shkak të dështimit të mbajtjes së “Sunny Hill” në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

Basha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “zhvendosjen nga Prishtina në Tiranë e ka sjellë Dukagjin Lipa”.

“Për më tepër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar kërkesën me 16 maj, dhe ka kërkuar dokumente shtesë sepse nuk e ka pasur dosjen e kompletuar, por që nuk i ka pranuar, dhe dje, pa u bë as një muaj Dukagjin Lipa veq doli duke treguar që ka një marrëveshje me Tiranën”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Nëse festivali Sunny Hill është duke u mbajtur me një hapësirë që e ka alokuar Tirana vetëm për shfrytëzim, pse atëherë nuk u pranua shfrytëzimi i hapësirës nga Prishtina siç ka ndodh më parë, por me ne lidhet vetëm me dhënie të pronës?

Nuk lidhet bre dashnia për vendin gjithmonë me pare dhe me toka!

Tjetra, zhvendosjen nga Prishtina në Tiranë e ka sjell Dukagjin Lipa, jo Qeveria, dhe rrjedhimisht përgjegjësinë që të rinjtë tanë nuk janë pjesë e festivalit e mbanë pra kompania e Dukagjin Lipës, jo Ministri Krasniqi.

Për më tepër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar kërkesën me 16 maj, dhe ka kërkuar dokumente shtesë sepse nuk e ka pasur dosjen e kompletuar, por që nuk i ka pranuar, dhe dje, pa u bë as një muaj Dukagjin Lipa veq doli duke treguar që ka një marrëveshje me Tiranën.

E fundit, Dua është krenaris e Kosovës dhe mburremi që ajo ka arritur majat e muzikës botërore, dhe nuk ka zhvillim që e ndalon dashninë tonë për të, qysh edhe nuk e ndalon dashninë e saj për vendin e saj, që edhe presim t’i kthehet si bijë e saj që është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco