Pse Vetëvendosje po ka telashe me vota për vendime të mëdha?

Pse Vetëvendosje po ka telashe me vota për vendime të mëdha?

21:04, 13/06/2022

Asnjë shef parlamentar nuk ka pasur më shumë deputetë nën menaxhim se Mimoza Kusari-Lila.

Por, pavarësisht se grupi i saj është vetë shumica në Kuvend, në raste nuk po i arrin numrat për t’i kaluar nismat ligjore.

Në dy raste, Vetëvendosje dështoi ta miratojë projektligjin për rritjen e pagës minimale. Kjo, sipas shefes Kusari, ka ndodhur për shkak të mungesave, pasi deputetët qëlluan në udhëtime zyrtare.

Deputetët e VV-së u panë të ndarë në mendime edhe rreth Kodit Civil, që nuk kaloi në parlament.

Ish-deputetja Shqipe Pantina këto raste po i sheh si dobësi të partisë që, sipas saj, duhet të jetë e njëzëshme në seanca. Sipas saj, debati duhet të shteret brenda partisë, kurse votat në kuvend të jenë të njëjta.

Në anën tjetër, Besnik Tahiri nga AAK-ja vlerësoi se pushteti nuk do bashkëpunim legjislativ dhe se po shprehet në vazhdimësi me arrogancë ndaj opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco