Eksperti i kriminalistikës: Sadikajt iu vendos C4, autorët ose të trajnuar ose ekspertë nga jashtë

Eksperti i kriminalistikës: Sadikajt iu vendos C4, autorët ose të trajnuar ose ekspertë nga jashtë

20:39, 13/06/2022

Në automjetin e Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën nga plagët e marra në atentatin e së shtunës në Tiranë, ishte vendosur C4. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, në një lidhje për ABC tha se kjo tregon që për atentatin ka qenë i nevojshëm një ekspert i vërtetë.

“Ekspertët për C4 i gjen rrallë në Shqipëri dhe këta ose kanë marrë trajnim, ose kanë gjetur ekspertë të huaj për ta vendosur.”-tha ai.

Në këto raste, shpjegon Karamuço në afërsi të vendit të ngjarjes ka dhe persona që rrinë pasi është kryer “porosia” dhe shohin veprimet e policisë.

“Shohin veprimet që po kryen policia dhe informojnë autorët për ndonjë gabim, gjurmë.”-shtoi Karamuço.

Sipas ekspertit, nëse sasia e lëndës plasëse do të kishte qenë më e madhe, do të kishim të bënim me një akt terrorist.

Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës në kryeqytet. Makina me të cilën po lëvizte i riu u hodh në erë me bombë të telekomanduar. Sadikaj u nxor nga mjeti i gjallë, por i gjymtuar, ndërsa për shkak të plagëve të shumta ai humbi jetën pak minuta më vonë në spital.

Aleksandër Sadikaj ishte emër i njohur për drejtësinë. Ai akuzohej për një plagosje të ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Po ashtu, në bashkëpunim me një person tjetër ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco