Zogaj i reagon Bislimit: Marrëveshjen e ka arritur Thaçi dhe Mustafa, pse nuk paska qenë e dëmshme?

Zogaj i reagon Bislimit: Marrëveshjen e ka arritur Thaçi dhe Mustafa, pse nuk paska qenë e dëmshme?

19:25, 13/06/2022

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, i ka reaguar, zëvendëskryeministrit Bisnik Bislimit, i cili në shkrimin e fundit tha se darkordimi për energji për katër komunat e veriut është afër dhe se nuk do të ndryshohet asnjë presje prej marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013-2015. 

Zogaj ia ka kujtuar Bislimit deklaratat nga ai dhe partia e tij VV, kur thonin se marrëveshjet e Brukselit janë të dëmshme dhe se nuk do i implementojnë, shkruan Syri.net Kosova.

Bislimi nuk ka hezituar që fajin të ua adresoj qeverive të kaluar për energjinë në katër komunat në veri, por në të njëjtën kohë ka thënë se nuk do ndryshojnë as edhe një presje prej marrëveshjes që është dakorduare në Bruksel gjatë viteve 2013 dhe 2015.

E për këtë ka reaguar Zogaj, ai ka thënë se marrëveshjet për energji me 2013-2015 që janë arritur nga Hashim Thaçi si ministër i Punëve të Jashtme dhe kryeministrit Isa Mustafa, e sipas profesor Bisnik Bislimit nuk duhet të ndryshohet asnjë presje.

Zogaj ka shtuar se kjo do të thotë se këtë marrëveshje nuk paskan qenë të dëmshme, dhe se rrjedhimisht nuk duhet një qasje tjetër në dialog me Serbinë.

Postimi i plotë:

Marreveshjet per energji me 2013-2015 jane arritur nga Thaci dhe Mustafa si KM. Profa po thote asnje presje s’i ndryshojme. Dmth nuk paskan qene te demshme ato marreveshje a? Dmth nuk duhet qasje tjeter ne dialogun me Serbi a? Dmth ju po i vazhdoni punet e njejta? Po ato mashtrimet elektorale qe duhet ndryshuar qasja ne dialog, se politika e vjeter ka nenshkru marreveshje te demshme dhe se kur te vijme ne ne pushtet do t’i ndryshojme ato, militantet e shkrete duhet me i harru a?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco