Dy rezolutat/ Kraja: Rama në krah të Vuçiç! ‘Open Balkan’ nismë e qartë filoruse

20:07, 06/06/2022

Shefi i kabinetit të kreut të PD, Akil Kraja, deklaroi në Syri Tv me Juli Krisafin se refuzimi i PS për të votuar dy rezolutat që sanksionojnë të drejtën në krah të viktimave në Bosnjë dhe në Kosovë kundër agresorit serb, tregojnë se projekti ‘Open Balkan’ është kundër interesave të vendit.

Akil Kraja u shpreh se kryeministri Edi Rama ka dalë në krah të Aleksandër Vuçiç. Sakaq, ai deklaroi se aktet e fundit të qeverisë janë akte tradhtie ndaj vlerave euroatlantike.

“Ka një frymë, një qasje, linjë të qartë filoruse. Serbia ka firmosur marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë. Serbia doli kundër BE duke refuzuar sanksionet ndaj Rusisë, në krah të Vuçiç doli dhe Edi Rama.

Nuk janë lojëra fjalësh, në Ukrainë po vriten njerëz, siç në Kosovë janë vrarë njerëz, shkelje e të drejtave të njeriut, vjen një komb i cili ka vuajtur në kurriz dhunën e shtypësve, atyre të lindjes, Shqipëria ka një detyrë jo vetëm morale, por politike dhe Kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Aktet e javëve të fundit janë akte tradhtie ndaj vlerave euroatlantike të Shqipërisë. Si mund të jesh vend i NATO-s kur haptazi i kundërshton, i lë ata në baltë.”-tha Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco