Humolli ua lë fajin qeverive të kaluara, thotë se i pasivizuan veteranët dhe nuk u mundësuan të gjejnë punë

Humolli ua lë fajin qeverive të kaluara, thotë se i pasivizuan veteranët dhe nuk u mundësuan të gjejnë punë

20:15, 06/06/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë që veteranët e luftës duhet të respektohen si vlerë dhe jo si individë, dhe se duhet krijuar kultura e dhënies për vendin e jo ajo e marrjes.

“Më shumë ka nevojë shteti t’i respektojë veteranët, se sa veteranët të respektohen nga shteti”, ka shkruar Humolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Veterani duhet të respektohet si vlerë, jo si individ. Duke respektuar këtë kategori ne krijojmë dhe mirëmbajmë kulturën e ‘dhënies’ për vendin, e jo të ‘marrjes’. Për të mirën e shoqërisë sonë, për rininë tonë”.

Humolli ka pasur kritika për qeveritë e kaluara që sipas tij nuk u kanë ofruar veteranëve mundësi punësimi dhe i ka pasivizuar ata.

“Veterani nuk është lakmues, ai është i gatshëm të jap gjithçka andaj nuk kërkon atë që shteti s’mund t’ia japë”.

“Deri më sot, shteti ynë nuk i ka ofruar mundësi punësimi veteranit, e ka pasivizuar atë, duke e lënë në cep të mbijetesës me një pension minimal”.

“Duke i pamundësuar pensionin minimal, shteti i pamundëson mbijetesën, e ne duhet të synojmë shumë më shumë se sa mbijetesa për qytetarët tanë më të dëshmuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco