Bulliqi ngushëllon familjen e të ndjerit që vdiq në Pejton

Bulliqi ngushëllon familjen e të ndjerit që vdiq në Pejton

20:08, 06/06/2022

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ngushëlluar familjen e 30-vjeçarit Erdin Haxhiu që vdiq pasi e zuri lisi në Prishtinë.

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të bashkëqytetarit tonë, Erdin Haxhiu, i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, ku si pasojë e erërave të forta u rrëzua një lis i cili goditi veturën në të cilën ndodhej tashmë i ndjeri. 

Në këto momente të dhimbjes së madhe, jemi me familjen Haxhiu për ta ndarë dhimbjen bashkë me ta! Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe mbarë farefisit”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco