E dhimbshme, ky është i riu nga Podujeva që vdiq pasi e zuri lisi në kryeqytet

E dhimbshme, ky është i riu nga Podujeva që vdiq pasi e zuri lisi në kryeqytet

18:44, 06/06/2022

Erdin Haxhiu është 30 vjeçari që vdiq sot tragjikisht në Prishtinë. 

Ai humbi jetën teksa po kalonte rrugës dhe mbi të ra një lis të cilin e rrëzuan erërat e forta.

Plagët e marra ishin fatale për të.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Mediat lokale në Podujevë thonë se ai është Erdin Haxhiu nga Podujeva.

Në vendin e ngjarjes kur edhe ndodhi fatkeqësia ishte edhe një grua tjetër.

Qytetarja që është zënë nga lisi është në gjendje të rëndë, ka të thyera unazat e shpinës

E njëjta njoftohet të ketë pësuar lëndime trupore dhe ajo po vazhdon të mjekohet në kuadër të QKUK-së.

Pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kishin arritur të gjitha ekipet emergjente, por 30 vjeçari veçse kishte ndërruar jetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco