Veteranët thonë se do të reagojnë sërish nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh

Veteranët thonë se do të reagojnë sërish nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh

18:44, 06/06/2022

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot protestuan për shkak të mospërfshirjes së kësaj kategorie në Projektligjin për Pagën Minimale, projektligj ky që është propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Protestuesit kanë paralajmëruar se nëse kërkësat e tyre nuk plotësohen, atëherë ata do të reagojnë sërish.

Kështu u shpreh Gëzim Corroja, në një intervistë për “Info Magazinën”, i cili u shpreh se gjendja e veteranëve është e mjerueshme.

Corroja tutje u shpreh se paga prej 170 eurosh nuk i plotëson as kushtete minimale, përcjell Klankosova.tv.

“Unë paslufte janë invalid civil, pra në momentin që kam kaluar në invalid civil rrogën e veteranit nuk e marrë, por kam dal me i përkrah kolegët, shokët e luftës. Gjendja e veteranëve është katastrof, mjerim. Do të vazhdojmë të reagojmë nëse kërkesat nuk merren parasysh, unë do të jem rregullisht këtu”, u shpreh ai.

Ndërkaq Behgjet Veseli, i cili ka ka shërbyer në UÇK në Zonën Operative të Karadakut, tha se protesta u bë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ai foli edhe për tensionimin e situatës gjatë protestës, duke thënë se ajo erdhi si pasojë e zhgënjimit të tyre.

“Sot kemi ardh me protestu në mënyrë paqësore për t’i kërkuar të drejtat tona dhe që ligji i pagave të hyjë në fuqi edhe për veteranët e luftës. Situata sot u tensionua sepse ne jemi të zhgënjyer që 23 vjet me partitë politike sepse nuk kanë bërë asgjë për veteranët e luftës. Këto ligje kanë mundur të hyjnë në fuqi edhe më herët, e jo të vijë puna që ne të protestojmë”, u shpreh tutje ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco