Shiu, breshëri e stuhia do të vazhdojnë nga e mërkura deri të shtunën

Shiu, breshëri e stuhia do të vazhdojnë nga e mërkura deri të shtunën

18:28, 06/06/2022

Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka treguar se si do të jetë moti për këtë javë, e cila nisi me shi e stuhi.

“Qysh dje e kemi postuar edhe lajmin për pesëditëshin e parë të kësaj jave se do të jetë një mot kryesisht jostabil dhe me temperatura paksa më të ulëta krahasuar me javët që lamë pas”, ka thënë Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kjo do të thotë si pasojë e masave të ardhura nga pjesa veriperëndimore dhe perëndimore kontinentale, gjë që ka ndikuar të kemi ulje të temperaturave për pak gradë dhe të kemi zhvillim të vranësirave, të cilat në pjesën veriore dhe verilindore sot janë shoqëruar me stuhi por dhe në pjesën qendrore të Kosovës kemi pasur edhe reshje breshëri”.

“Do të thotë në disa vende në komunën e Mitrovicës dhe Podujevës po ashtu edhe vende të tjera për momentin nuk kemi edhe informata në jug se çfarë ka ndodhur dhe në juglindje të Kosovës.”

Aliu tha se nesër parashihet një mot më i mirë, porse nga e mërkura do të kthehet moti i keq që do të zgjasë deri të shtunën e kësaj jave.

“Nesër parashihet të jetë një mot paksa më stabil si pasojë e masave ajrore, të cilat janë paska më stabile dhe premtojnë një mot pak më të mirë”.

“Mirëpo, nga dita e mërkurë, sërish do të kemi ndryshim të kushteve meteorologjike, kështu që parashihet të kemi vranësira dhe intervale kohore me diell, pastaj vranësira gjatë ditës, vranësira kolektive, të cilat do të ndikojnë në prishjen e ekuilibrit termik – gjë që do të kemi reshje të shiut, të përcjella me bubullimë”.

“Moti jostabil do të vazhdojë nga dita e mërkurë deri në ditën e shtunë, ku edhe gjatë këtyre tri ditëve do të kemi reshje të shiut, përcjellë me erëra, stuhi lokale dhe kushte për reshje breshëri nëpër disa lokalitete”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco