'Serbia po pretendon për gjenocid ndaj serbëve në veri për të futur ushtrinë në lumin Ibër'

'Serbia po pretendon për gjenocid ndaj serbëve në veri për të futur ushtrinë në lumin Ibër'

21:23, 04/06/2022

Profesori amerikan, Daniel Serwer, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, në një vrojtim për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se Serbia po përdor pretekstin e gjenocidit ndaj pakicës serbe në veri, për t’u zhvendosur ushtarakisht në afërsi të lumit Ibër. Serwer e pa këtë veprim të Serbisë si kopje ndaj Rusisë.

“Serbia po përpiqet të kopjojë strategjinë e Rusisë, duke pretenduar gjenocid kundër serbëve në veri të Kosovës si justifikim për zhvendosje ushtarake në lumin Ibër. Mobilizimi i Beogradit dhe ushtrisë së saj në përgjigje të një përçarjeje në çështjen e targave disa muaj më parë duhet të shërbejë si paralajmërim”, ka deklaruar ai.

Ai ka përdorur si ilustrim pesë shtetet mos-njohëse ndaj sovranitetit të Kosovës për ta përshkruar, siç e quajti ai, ndarjen e Evropës. Megjithatë, ai konsideroi se BE-ja dhe SHBA-ja tashmë janë në një linjë për kah aspekti i politikbërjes.

“Për të bërë gjëra të mira në Ballkan, ka kërkuar gjithmonë që SHBA dhe BE të jenë në një linjë. Ata tani janë. Me zhdukjen e marrëzive pa kuptim të Trump, negociatorët seriozë amerikanë dhe evropianë janë sërish në krye. Problemi aktual është se ngritja e rëndë e kërkuar nuk është e gatshme. Evropa është shumë e ndarë. Pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin Kosovën. Njëra, Hungaria, është simpatike ndaj qëllimeve nacionaliste ruse dhe serbe. Një tjetër, Kroacia, po ndërhyn hapur në punët e brendshme të Bosnjës për të përfituar një parti politike që ajo kontrollon”, shkroi ndër të tjera në vështrimin e tij Serwer.

Njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor ka theksuar vigjilencën e NATO-s drejt lëvizjeve ushtarake serbe.

Në anën tjetër, ai ia ka dhënë notën “B” SHBA-së dhe BE-së, duke kërkuar rezultate më të mira diplomatike në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam profesor. Nota B në shekullin 21 nuk është notë e mirë”, përfundon shkrimin profesori amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco