Mostra e të dyshuarit me Lijën e Majmunëve dërgohet në Holandë

Mostra e të dyshuarit me Lijën e Majmunëve dërgohet në Holandë

20:50, 04/06/2022

Gjashtë pacientë të cilët po trajtoheshin në  repartin E të Klinikës Infektive,  u zhvendosën në një hapësirë tjetër.

Kjo për t’u lënë i vetëm, i izoluar një 69-vjecar nga Dragashi, që të premten u pranua si rast i dyshimtë me Lijën e Majmunëve.

Hospitalizimi i këtij të moshuarit u bë për shkak se i njëjti ka ndryshime në lëkurë, derisa burime të televizionit tregojnë se ky qytetar nuk ka pasur historik të udhëtimit.

Lidhur më këtë rast Klan Kosova raportoi në orën e vona të së premtes ku gjatë ditës ky informacion u konfirmua edhe nga vet Ministria e Shëndetësisë.

MSh bëri me dije se pacienti është në gjendje stabile dhe mostra për testim është dërguar në laboratorin referent të OBSH-së, në Holandë,  ngase IKSHPK ende nuk është furnizuar me teste përkatëse.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar si rast, qytetarët thonë se janë të  shqetësuar pasi e kanë kuptuar lajmin.

Pos kësaj, disa thonë që institucionet gjegjëse nuk kanë bërë informim të mjaftueshëm rreth Lisë së Majmunëve.

Jo zyrtarisht Klan Kosova mëson se rezultati për mostrën e dyshuar do të dalë në fillimin e javës së ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco