Itali/ I dënuar me burg përjetë, kush është bosi i drogës që vdiq në moshën 90 vjeçare?

Itali/ I dënuar me burg përjetë, kush është bosi i drogës që vdiq në moshën 90 vjeçare?

08:16, 04/06/2022

Bosi klanit të lagjes së Palermos Raffaele Ganci i konsideruar si besniku i Toto Riinës, vdiq në Milano, në moshën 90 vjeçare, në spitalin San Paolo, në repartin e burgut.

Ai vuante disa dënimë të përjetshme.

Ndër vrasjet që ai u konsiderua përgjegjës, është ajo e gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa, i vrarë në një autobianchi A112 në via Carini, Palermo, më 3 shtator 1982, së bashku me gruan e tij, Emanuela Setti Carraro.

Ai kontribuoi dhe në masakrën e vitit 1992 ku humbën jetën magjistrati italian Giovanni Falcone dhe bashkëshortja e tij si dhe në vrasjen e bashkëpunëtorit të ngushtë të Falcones, Paolo Borsellioni më 19 korrik.

Gjithashtu Ganci ishte pjesmarrës dhe në organizimin e atentatit ndaj komisarit Ninni Cassara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco