Alarmet e rrejshme për bombë arrijnë edhe në Republikën Srpska të Bosnjës

Alarmet e rrejshme për bombë arrijnë edhe në Republikën Srpska të Bosnjës

16:34, 01/06/2022

Njësi të shumta policore në etnitetin e Bosnjës e Hercegovinës, Republikën Srpska, si dhe në rajonin e Sarajevës kanë pranuar mesazhe kërcënuese me bombë që kanë për shënjestër shkollat fillore dhe të mesme.

Alarmet për sulme me bombë kanë qenë prezentë gjithandej rajonit që kur filloi agresioni rus në Ukrainë, por kjo është hera e parë që nga këto alarme u prek edhe Republika Srpska.

“Policia ka zhvilluar inspektime në një numër të shkollave fillore dhe atyre të mesme në gjithë Republikën Srpska”, ka thënë Ministria e Brendshme e Bosnjës.

Mësimi nuk u mbajt sot në shkollat që ende s’janë kontrolluar, shkruan Balkan Insight.

Kjo ishte hera e dytë që ky alarm ndodhi në rajonin e Sarajevës në vetëm një javë.

Alarmi i rrejshëm për bombë në Bosnjë e Hercegovinë ishte më 25 maj, ku më shumë se 110 shkolla dhe institucione të kryeqytetit u desh të evakuohen.

Pas kësaj, Komisioneri i Policisë për rajonin tha se një gjë e tillë në të ardhmen do të trajtohej si “akt terrori”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi kohët e fundit për sulme të mundshme kibernetike në Bosnje dhe vendet fqinje.

Edhe në Kosova pati disa alarme të rrejshme për bombë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco