Në PDK thonë se gjuha e Kurtit ka dalë jashtë kontrollit

Në PDK thonë se gjuha e Kurtit ka dalë jashtë kontrollit

13:59, 01/06/2022

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë të mërkurën se gjuha e kryeministrit Albin Kurtit “është jashtë kontrollit”.

Qeveria e Kurtit po e kritikon iniciativën që qytetarët të tërheqin 30 për qind të kontributeve pensionale në Trust.

 

E sipas Gjoshit, Kurti është kundër kësaj iniciative, pasi kjo ishte ide e PDK-së, në kohën kur vendi po përballet me inflacion.

“Nëse keni kohë dëgjone dhe kuptone se sa shumë është i mbushur me vrer. Kryeministri po shfaq nervozë të madhe. Gjuha e tij është totalisht jashtë kontrollit”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Ai po ashtu ka shtuar se Qeveria mori vendim që t’i shpërndarë 100 milionë euro, pa bërë ndonjë analizë profesionale.

“Po të merrnin vesh nga ekonomia Kurti, Murati e Bislimi, nuk do t’i jepnin 100 milionë euro me një vendim pa kurrfarë analize profesionale, por vetëm si kundërpërgjigje ndaj iniciativës së deputetit Haxhiu”, ka vazhduar Gjoshi.

Në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim çështja e trustit.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po e kundërshton këtë – duke e cilësuar si precident të rrezikshëm e me pasoja në planin afatgjatë ekonomik dhe social. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco