Pacolli takon Abazoviqin, ka disa fjalë të mëdha për kryeministrin malazez

Pacolli takon Abazoviqin, ka disa fjalë të mëdha për kryeministrin malazez

16:23, 31/05/2022

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka takuar në Podgoricë, kryeministrin Dritan Abazoviq, shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Pacolli në Facebook.

"Sot në Podgoricë pata kënaqësinë të takoi Kryeministrin e Malit te Zi Dritan Abazoviç. Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët. Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorik, pseudo-patriotizem e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin.", ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco