Hovenier takon politikanët serbë të Kosovës që i kishte 'eliminuar' Vuçiq

Hovenier takon politikanët serbë të Kosovës që i kishte 'eliminuar' Vuçiq

16:07, 31/05/2022

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jefrey Hovenier, ka takuar sot në Ambasadë në Prishtinë, një pjesë të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.

Në këtë takim me Hovenier kanë marrë pjesë politikanët Rada Trajkoviq, Nenad Rashiq dhe drejtorin e “RTV MIR”, Nenad Radosavljeviq.

Kreu i Ambasadës së Amerikës ka thënë se është mirë të dëgjosh zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës.

“Diversiteti i Kosovës është ndër pikat më të forta të saj. Është mirë të dëgjosh nga zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe të diskutosh se si liderët e komunitetit duke punuar së bashku mund të sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Hovenier.

Rada Trajkoviq dhe Nenad Rashiq janë politikanë serbë të cilët presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, përmes instrumentalizimit të serbëve të veriut të Kosovës i pati “eliminuar” dhe i ka zëvëndësuar me “Listën Serbe”, parti kjo që drejtohet me urdhëra nga Beogradi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco