Vajza në Prishtinë tenton t’i sulmojë prindërit me çekan, përfundon në ndalim policor

Vajza në Prishtinë tenton t’i sulmojë prindërit me çekan, përfundon në ndalim policor

15:14, 31/05/2022

Shumë herë viktima të dhunës në familje janë edhe prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në Prishtinë, pak para mesnatës.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të momentit që nëna kishte me vajzën e saj, e për pak sa nuk kaloi në konflikt fizik, kur e bija e mori një çekan dhe iu vërsul për ta sulmuar atë dhe babain e saj.

Për shkak të frikës dhe shqetësimit që ia ka shkaktuar vajza, nëna u detyrua ta raportojë rastin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia.

Policia ka arrestuar vajzën e dyshuar, ndaj të cilës me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “dhunë në familje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco