VonCramon në Beograd, përsërit kërkesën për mbylljen e të ashtuquajturës 'Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish'

VonCramon në Beograd, përsërit kërkesën për mbylljen e të ashtuquajturës 'Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish'

16:24, 30/05/2022

Eurodeputetja Viola VonCramon njofton se ka përsëritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për mbylljen e të ashtuquajturës "Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish".

Sipas raportueses për Kosovën në Bashkim Evropian, duhet të ketë reduktim të ndikimit rus dhe tërheqje të diplomatëve nga Serbia.

“Sigurisht që jemi të shqetësuar për Qendrën Humanitare Serbo-Ruse në Nish, nuk është vetëm një kërkesë e të Gjelbërve. Ne duam të shohim reduktimin e ndikimit rus dhe tërheqjen e diplomatëve dhe institucioneve ruse nga Serbia. Nuk mund të jesh nën ndikimin e dikujt që po bën një luftë të përgjakshme në skaj të Evropës”, ​​tha VonCramon pas takimit me presidentin serb Aleksanda rVuçiq në Beograd.

Ditë më parë, disa deputetë të PE-së kanë propozuar një Projektrezolutë që kërkon largimin e kësaj qendre.

“Deputetë të Parlamentit Evropian kanë dorëzuar ndryshimet e Projektrezolutës mbi Serbinë, dhe në mesin e tyre është ajo që i referohet Qendrës ruse në Nish – praktikisht kërkohet largimi i saj”, thuhej në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se kjo qendër nga Rusia përdoret për qëllime të spiunazhit dhe se nuk ka të bëjë me asgjë humanitare dhe se është “shtet brenda shtetit serb”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco