Aksident i rëndë në Shkup, vdes shoferi nga Kosova   ​

Aksident i rëndë në Shkup, vdes shoferi nga Kosova ​

15:38, 30/05/2022

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në 00:30 në autostradën në Shkup, afër kryqëzimit Mirkovci.

Automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës i drejtuar nga H.C.(23) nga Republika e Kosovës ka dalë nga rruga.

Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup.

Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco