Bërnabiq në mënyrë të disiplinuar e mbron shefin prej kritikave

Bërnabiq në mënyrë të disiplinuar e mbron shefin prej kritikave

10:36, 30/05/2022

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka pretenduar se “presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me marrëveshje për një çmim të favorshëm të gazit me Vladimir Putinin, kishte bërë një gjë të madhe për Serbinë dhe kishte marrë më shumë se pas bisedës së mëparshme me presidentin rus vitin e kaluar, nën rrethana 100 herë më të vështira”.

Mbrëmë për TV Pink, Bërnabiq iu referua edhe deklaratës së themeluesit të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, se “Putini dhe Vuçiq po negociojnë si dileri dhe narkomani”, të cilën ajo e quajti skandaloze dhe vlerësoi se kjo tregon një frustrim, sepse Vuçiqi “ka fituar diçka, edhe atë i vetëm”.

“Sot, presidenti Aleksandar Vuçiq bëri një punë të madhe për Serbinë dhe përfundoi një gjë të madhe, dhe unë vërtet nuk e di se si ia doli”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka vlerësuar se “me një deklaratë të tillë edhe “Danas” edhe Janjiq kanë thënë për Serbinë se është narkomane”, pasi sipas saj, “Vuçiq nuk po negocion për vete por për Serbinë”.

“Nëse e quani Serbinë narkomane, nëse Janjiq, me inteligjencën dhe arrogancën e tij, e quajti vendin tonë dhe vendin e tij dhe të gjithë ne në këtë vend narkomanë, ai e quajti edhe Gjermaninë dhe Olaf Scholz-in, Bullgarinë dhe Kiril Petkovin, sepse të gjitha ato vende janë të varura nga gazi rus, nuk ka asnjë ndryshim. E kur Macron flet me Putinin? A është në rregull? Kur Scholz flet me Putinin edhe kjo është në rregull? Ata nuk janë dilerë dhe narkomanë”, pretendon Bërnabiq.

Ajo vlerësoi se ky është një frustrim sepse Vuçiq “fitoi diçka dhe e bëri vet, pa ndihmën e askujt”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco