Gjuriq: Gruaja ime ka dhënë ushqim dhe pije diplomatëve që do të vijnë në Beograd

Gjuriq: Gruaja ime ka dhënë ushqim dhe pije diplomatëve që do të vijnë në Beograd

10:24, 30/05/2022

“Serbia vazhdon të forcojë partneritetin me SHBA në mënyrë të planifikuar dhe racionale, dhe një trajektore e qëndrueshme në rritje në marrëdhëniet tona është parakusht i domosdoshëm për arritjen e shumicës së interesave kombëtare dhe shtetërore serbe, qofshin ato ekonomike, politike, kulturore, të sigurisë, rajonale dhe për integrime evropiane, Kosovë dhe pozitën e popullit tonë në rajon”, ka pretenduar ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

“Bashkëpunimi i mirë ndërmjet Serbisë dhe Amerikës nuk është ekskluzivisht për të tjerët, përkundrazi. Puna që po investojmë në këtë fushë me mbështetjen e fuqishme të presidentit tonë Aleksandar Vuçiq është jetike për ruajtjen e një politike të jashtme të pavarur dhe të balancuar të një Serbie të lirë dhe të pavarur”, nuk harroi Gjuriq detyrën për tu servilizuar shefit të tij.

Ai përmendi disa aktivitete në ditët e fundit, nga të cilat veçoi “një takim tjetër serioz në Shtëpinë e Bardhë për perspektivat e marrëdhënieve serbe me zyrtarë të ekipit të politikës së jashtme të presidentit amerikan Biden”, si dhe “një takim serioz dhe miqësor me të dërguarin special të Departamenti i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar”, transmeton Paparaci.

Gjuriq përmendi edhe, siç tha ai, “një moment veçanërisht të rëndësishëm këtë javë”, ofrimi i ushqimit dhe pijeve nga ana e gruas së tij për dhjetë diplomatë të rinj amerikanë që do të shkojnë në Beograd me mision në korrik dhe gusht.

“Me secilin prej tyre kam biseduar për prioritetet e vendit tonë, por edhe për jetën në Serbi. Ekipi i njërit prej dy restoranteve të njohura serbe të Uashingtonit, në bashkëpunim me gruan time, u përpoqën t’u jepnin të ftuarve përshtypjen e parë të ushqimit dhe pijeve serbe”, ka thënë ambasadori Gjuriq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco