Një person plagoset me kallashnikov në Prishtinë

Një person plagoset me kallashnikov në Prishtinë

10:15, 30/05/2022

Një tentim-vrasje me armë të tipi kallashnikov (AK-47) ka ndodhur të dielën në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Një person ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit që është shtënë nga një veturë pa targa.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë.

“Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar”, njoftoi sot Policia.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar.

Rasti është duke u hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco