Dy zyrtarë të Brukselit në Begorad/ Von Cramon e Varhelyi flasin me Vuçiq edhe për Kosovën

Dy zyrtarë të Brukselit në Begorad/ Von Cramon e Varhelyi flasin me Vuçiq edhe për Kosovën

10:08, 30/05/2022

Deputetja e Parlamentit Evropian Viola Von Cramon, e më vonë Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi do të priten sot në takime të ndara nga presidenti serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet sot me deputeten e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, në orën 10:30 derisa me Komisionarin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi në orën 18:30.

Sipas portalit European Western Balkans, disa nga temat e bisedës do të jenë procesi i integrimit evropian të Serbisë, harmonizimi i Serbisë me masat kufizuese ndaj Rusisë, çështjet energjetike dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Von Cramon, që është anëtare e të Gjelbërve Evropianë dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, e vizitoi Beogradin për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar, kur mori pjesë në Forumin e Sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco