Vlora Çitaku ia zbulon një gabim të madh kryeministrit në vizitën 'maratonike' në SHBA

Vlora Çitaku ia zbulon një gabim të madh kryeministrit në vizitën 'maratonike' në SHBA

22:22, 18/05/2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA tha se e ka vërejtur që kryeministri Albin Kurti s’është shoqëruar nga Shërbimi Sekret, duke shtuar se ndoshta s’ka bërë kërkesë për përcjellje, shkruan Reporteri.net

“Është përgjegjësi e madhe që ta kesh kryeministrin për një kohë kaq të gjatë në vendin ku shërben. Nuk më ka ndodhur asnjëherë. Mirëpo diçka që unë kam vënë re që shërbimi sekret që rëndom i shoqëron krerët e shteteve, qeverive, nuk e kam parë në përcjellje të kryeministrit (Kurti). Ndoshta s’ka bërë kërkesë. Mua nuk më ka ndodhur”, tha ajo në Kanal 10.

Ajo përmendi vizitat e ish-presidentes Atifete Jahjaga, ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe ati të ish-kryeministrave Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti, duke thënë se ata të gjithë kanë qenë të shoqëruar nga shërbimi sekret.

“Ish-presidentja Jahjaga, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeministrat Haradinaj, Mustafa e Hoti kanë qenë të shoqëruar nga shërbimi sekret. Kjo ta heq një barrë të madhe në aspektin logjistik”, shtoi ajo.

Ndryshe, Kurti ndodhet në vizitë zyrtare në Amerikë, që prej datës 6 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco